Berisha ka deklaruar se do të ndërmarrë protesta kundër Ramës, po ti do ti bashkohesh protestave?

“Mos merremi me cic-mice. Nëse ju kujtohet në deklaratat e mia, unë kam thënë që ne si opozitë do të përdorim të gjitha mekanizmat demokratike për të çmontuar këtë regjim duke përfshirë të gjithë. Protestat ne i kemi bërë më të mëdha dhe mos keni dyshim që do t’i bëjmë akoma edhe më të mëdha”, u përgjigj Basha.

Lënia në dorë e SPAK për të bërë Vettingun e politikanëve, a shkakton në cënimin e ndarje të pushteteve?
“SPAK-u është institucion Kushtetues që ka përgjegjësi për të luftuar korrupsionin. Mekanizmin që ne kemi kërkuar duhet të luftojë korrupsioni jo sic ka vepruar deri tani SPAK ka marrë vendime për policë që marrin korrupsion dhe ne kemi kërkuar që ky institucion të ngrihet në lartësinë e duhur. 140 deputetë votuan që të luftojë pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë. Punojës e policisë në rrugë janë dënuar edhe kur nuk ishte SPAK-u. Deri tani ka bërë sikur nuk i shohin pasurinë e politikanëve dhe lidhjes së tyre me krimin. Ne i heqim aludimin SPAK-ut që mbyll sytë që nuk i shikon që kanë pasuri dhe hanë e pinë bashkë me krimin. SPAK-ut i jep në dorë mekanizmin në dorë për ta zbatuar për misionin që i kemi ngarkuar”, u përgjigj Gazment Bardhi.