Kur jemi vetëm një ditë larg derbit të kryeqytetit është normale të fillojnë edhe “ethet” e para të kësaj sfide.

Tirana-Partizani është supersfida e futbollit shqiptarë që ka bërë historinë në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka folur për përgatitjen e skuadrës, derbin me Tiranën, tifozët dhe të ardhmen e tij.

Atmosfera e skuadrës? Atmosfera është pozitive pavarësisht pikëve të munguara. Derbi prodhon këto lloj atmosferash. Jemi të motivuar maksimalisht, ku kemi analizuar çdo ndeshje deri në detaje.

Gjendja e skuadrës? Gjendja e skuadrës nuk është e plotë. Kemi mungesa në formacionin bazë, ku veçoj Kaçen, Cardozo dhe Cara. Mungesa edhe e Kamara që ndodhet jashtë Shqipërisë. Reparti që vuajmë më shumë mungesat është sulmit. Derbi është një ndeshje për t’u fituar dhe nuk ka vend për justifikime dhe çdo lojtarë e ka parasysh rëndësinë e ndeshjes.

Derbi një pikë kthese?  Në anën psikologjike është një pikë kthese, sepse fitorja në derbi ka një bonus nga ana psikologjike. Ka dhe shumë ndeshje për t’u luajtur nuk është vetëm derbi. Në objektivat afatshkurtër mund të jetë pikë kthese derbi, ndërsa në ato afatgjatë janë edhe 3 derbi të tjera për t’u luajtur përvç ditës së nesërme.

Barazimi rezultat pozitiv? Pavarësishty se kemi vetëm barazime në asnjëherë nuk jemi futur për 1 pikë në fushën e lojës, dhe as në derbi nuk do jetë e tillë. Ne e dimë se ndeshjet derbi prodhojnë pak spektakël sepse motivimi dhe lufta e dy ekipeve janë në maksimun dhe kjo shkon në kurriz të spektaklit.

Tifozët? Ndeshet derbi luhen për tifozët. Çdo kush do donte që kapaciteti i stadiumit të ishte 100%. Duhet të jemi në sinkron të situatës, sepse kjo mund të sjelli agravim të situatës së COVID-19. Vendosin specialistët e shëndetësisë, por ne duam stadiumin plot.

Lojtarët që luajnë për herë të parë derbi: Derbi është një ndeshje për t’u luajtur dhe përjetuar. Nëse luan për herë të parë, duhet të menaxhosh emocionet. Kemi punuar që lojtarët të mos ngarkohen shumë emocionalisht, që të mos penalizohen.

Sulmi? Jemi ekipi që ka goditur më shumë portën, por duhet të ndryshojë finalizimi. Edhe kundër Kukësit mund të shkonim 2-0 dhe mund të kishim fituar. Finalizimi është problemi i vetëm në sulm.

E ardhmja ime? Të punosh te Partizani ka presion, sepse dihen objektivat. Këtë vit kemi nisur një proces rinovimi (ka shumë lojtarë të rinj në formacion). Suporti i presidentit do të thotë më shumë përgjegjësi, neve s’na ka munguar asgjë në çdo drejtim, prandaj duhet të arrijmë objektivat e klubit. Me hapjen e kompleksit, që mezi po e presim besoj se do të arrijmë këto objektiva”. /f.a/abcnews.al