Efektivë të Policisë së Rendit të Komisariatit të Lushnjes kanë dhunuar barbarisht një qytetar nga Elbasani, duke mbajtur për disa orë në komisariat. Burime për Egnatia news bëjnë me dije se ky nuk është rasti i parë që punonjësit e policisë së shtetit Briken Shezovari dhe Agim Ikonomi ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve. Referuar burimeve Shezovari dhe Ikonomi njihen si konfliktual dhe shpesh herë të përfshirë në incidente të dhunshme me qytetarët. Sipas informacioneve jo zyrtare Shezovari është nen hetim nga Shërbimi për çështjet e brendshme për veprime të kundraligjshme.
Amarildo Hoxha, një tregtar fruta perimesh nga qyteti i Elbasanit, denoncoi ngjarjen e rëndë të dhunimit të tij fizik nga efektivët e policisë së Lushnjes.
Policia ende nuk ka bërë një reagim në lidhje me këtë rast. /Egnatia new