Nga java tjetër të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të zhvillojnë mësim online.
Vendimin e komunikoi me anë të një njoftimi në facebook Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Shkak për këtë vendim është bërë moti i keq që pritet të shoqërojë javën e tretë të muajit shkurt.
“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021” njoftoi Ministrja.
Kushi nënvizon se bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.
Më herët në mësim online kishin kaluar gjimnazet në zonat e kuqe e kuqe me Covid.
Ora tv