Pensionistët : Mbahemi nga fëmijët

 Shqipëria shënon rreth 669 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre përfitojnë nga 7 mijë deri në 25 mijë lekë pension.Të ardhurat sipas tyre nuk mjaftojnë as për të plotësuar nevojat minimale. Shqipëria është ndër shtetet me emigracion tepër të lartë krahasuar me popullsinë, ndaj dhe fëmijët që punojnë jashtë vendit janë mbështetja kryesore për të moshuarit. Me rritjen e cmimeve të produkteve ushqimore  pensionet përdoren kryesisht  vetëm për ilacet dhe shlyerjen e faturave.

Për pjesën tjetër është shteti shqiptar ai I cili duhet të mërrë masa dhe të rrisë shumën e përfitimit për këtë kategori pasi janë ata të cilët nuk kanë të ardhura të tjera për të mbijetuar.

Edhe pse shumë herë është premtuar rritje e pensioneve masa e shtuar ka qenë e papërfillshme ne kushtet ku ndodhet vendi ynë.