Ushqimet që i mbajnë kockat e forta

Kohët e fundit, gratë në fillim të të 30-ave po diagnostikohen me osteoporozë. Nutricionistja Swati Kapoor tregon se me menopauzën trupi përjeton rënie dramatike të prodhimit të estrogjenit që rezulton në humbjen e kockave. Marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe mungesa e aftësisë së trupit për të përthithur mjaftueshëm kalcium nga dieta ndikon negativisht në prodhimin e kockave dhe indeve të eshtrave.

“Kryesisht na këshillohet të hamë ushqime të pasura me kalcium për zhvillimin e kockave dhe duke përjashtuar ushqimet që çojnë në humbjen e mineraleve të kockave në trup si sheqeri, pijet e gazuara, kripa e tryezës, kafeja dhe alkooli., tha ajo për indianexpress.com, përcjellë Klankosova.tv.

Kripa: Konsumimi i tepërt i kripës mund t’ju bëjë të humbni kalciumin. Ju nevojiten 2400 miligramë natrium në ditë. Jo vetëm që konsumoni natrium përmes kripës në ushqime, por disa ushqime përmbajnë natyrshëm kripë e cila mund të krijojë një tepricë.

Sode: Pijet freskuese të ëmbla dhe pijet e gazuara shkaktojnë humbje të kalciumit në trup, dhe gjithashtu sekretohet në urinë.

Kafeina: Mbi 100 miligram kafeinë mund të shkaktojë humbje të një pjese të kalciumit në trup. Kafeina nuk konsumohet vetëm përmes kafesë, por edhe disa çajrave të ftohtë, pijeve energjike dhe pijeve të tjera.

Alkooli: Alkooli bllokon përthithjen e kalciumit në trup dhe kufizon mineralet që ndërtojnë kockat. Kockat dobësohen më shpejt dhe mund të shkaktojnë probleme gjatë shërimit të tyre.

Disa perime të cilat përmirësojnë jashtëzakonisht kockat, i ruajnë ato dhe shmangin humbjen e mineraleve të kockave në trup janë bizelet jeshile, lakra, brokoli, marulla, spinaqi, tërshëra, majdanozi, limonët, qumështi dhe bulmeti