Në Rrugën e Kombit po punohet për pastrimin dhe kriposjen e saj për të lejuar qarkullimin pa probleme të automjeteve për shkak të dëborës.
Firma kontraktore dhe ekipet e emergjencës civile janë në terren, për të garantuar mbajtjen hapur të saj.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet pë pastrimin e saj nga dëbora.
“Gatishmëri e plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit”, – tha Rama.
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, i cili ka krijuar prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin.
Të gjitha strukturat ndodhen në terren, në koordinim e bashkëpunim me autoritetet e tjera përgjegjëse, për normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e motit të keq dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore./k.s/atsh