Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook njoftoi ditën e sotme se ka shtuar përpjekjet për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19 dhe këtë do ta bëjë duke fshirë postimet dezinformuese.
Sipas Facebook, grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të tilla mund të hiqen përherë nga rrjeti social, shkruan CNN.
Përgjegjësve të grupeve në rrjetin social iu kërkua që fillimisht të miratohen postimet e anëtarëve të prirur për përhapjen e informacionit të rremë.
Në rrjetin tjetër social, Instagram që është gjithashtu në pronësi të Facebook, llogaritë e personave që dekurajojnë vaksinimin do të jenë më të vështira për t’u gjetur.
ora news