Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për pandeminë.

Shehu ka bërë thirrje për vaksinimin e popullsisë, tha se në vendin tonë nuk duhet të përdoren më vaksinat ruse dhe kineze pasi janë të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA.

Ndër të tjera deputeti është shprehur se qeveria po e kthen vaksinimin në sallatë ruse me kombinimin e vaksinave që njihen nga BE me ato kineze e ruse.

“Fatkeqësisht vendi ynë që prej fillimit 2020 për pandeminë nuk pati asnjë strategji reale për përballjen me këtë pandemi. Siç nuk po shikoj akoma një linjë të posaçme për skenarët që do të përdoren për vaksinimin. Më parë nuk është se e panë me aq rëndësi vaksinimin e popullsisë. Sot po e mbushni vendin me vaksinat kineze të pa certifikuara duke krijuar konfuzion për vendin.

Ne po përdorim vaksinat kineze që nuk lejohen në SHBA dhe në Be dhe Kosova është më mirë dhe përdor vetëm vaksinat e certifikuar, ne jemi duke bërë një sallat ruse me kineze dhe ruse. Ne kemi një konfuzion të plotë dhe asnjë studim imunilogjik. Jemi vendi me humbjen e jetëve më shumë të njerëzve në Evropë dhe akoma nuk kemi një strategji, si do të vaksinohen të rinjtë, si do ecët me dozën e tretë”, ka thënë Shehu. /abcnews.al