Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për media të dhënë nga ambientet e selisë së PD-së, uroi dhe një herë fituesit e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe i garantoi një bashkëpunim të frytshëm pas 25 Prillit, kur forca e tij politike dhe aleatët do të formojnë qeverinë e re.
Basha u ndal dhe tek beteja e brendshme politike, ku theksoi se shqiptarët nuk i kanë harruar premtimet e pambajtura të Edi Ramës dhe për këtë do ta ndëshkojnë me votë në zgjedhjet e ardhshme. Kryedemokrati u shpreh i bindur se më 25 Prill Rama humb dhe shqiptarwt fitojnë.
“Uroj LVV për fitoren në Kosovë. I uroj të gjithë në Kosovë për një standard model në zgjedhje. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës. Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj i uroj fituesve në zgjedhje dhe partive të tjera, që të bëjnë gjithçka në sfidat që i presin për përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës.
I garantoj që sot dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit unë dhe PD do të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar fuqishëm në përfitim të zhvillimit, punësimit, të dy vendeve tonaFatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë.
Shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë premtimet e Ramës, që nuk janë 9, por dhjetëra e qindra premtime që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur. Dje vetëm kujtova një pjesë të vogël të këtyre premtimeve. Një kryeministër që nuk i mban premtimet, me të cilat vjen në pushtet, nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandat tjetër.
Jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, tani po vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur. Rezultati, Shqipëria ka ngecur në vend numëro. Shumica e qytetarëve janë më të varfër. Është një plagë e madhe, që përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro, ndërkohë që të gjitha vendet rreth nesh kanë bërë progres.
Përgjegjësi i vetëm për këtë është Edi Rama, sepse ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë. Tani do na sjellë premtime të tjera, dy muaj para se shqiptarët do t’i japin me votë verdiktin që meriton.”, tha Basha.
Fax news