Mbetjet shqetësuese në disa pika
Lumi Shkumbin vijon të jetë një ndër më të ndoturit në vend. Nëse kalon pranë shtatit të këtij lumi thuajse kudo gjinden mbetje të cilat jo vetëm ofrojnë një pamje të shëmtuar por gjithashtu janë dëshmi e papërgjegjshmërisë së njerëzve.
Sipas ekspertëve ndotja më e madhe shkaktohet nga bizneset dhe shtëpitë pranë rrjedhës së lumit të cilet hedhin inertet dhe mbeturinat këtu. Hedhja e plehrave pa kriter në shtatin e lumit ka bërë që specialitet të japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes. Vetë qytetarët pohojne se kjo është një problematike që ndodh prej vitesh.Kjo varet nga banorët e papërgjegjshëm që i hedhin mbeturinat pa kriter.
Lumi Shkumbin e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes dhe nga viti në vit situata ka ardhur duke u rënduar. Një ditë më parë ishte Kryeministri Shqipërisë i cili inicioi nismën Shqipëri e pastër dhe paralajmëroi masa ndëshkuese për ndotësit.
Gazetare Sara Koci