Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Ministrin e Brendshme duke dënuar dhunën e efektivit ndaj gazetares Anila Hoxha dhe operatorit gjatë raportimit të lajmit për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha në Tiranë. Shkelja e efektivit Rama tha se është e patolerueshme, dhe se persona që veprojnë në këtë mënyrë duhet të përjashtohen me urgjencë nga policia e shtetit
“Respekt për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit për sakrificat lodhjet dhe për rezultatet. Është për të ardhur keq kur policë të caktuar me uniformën e policisë siç ishte rasti i dikujt që keqtrajtoi në mes të rrugëa një gazetare jo për faktin se vajza ishte gazetare por për faktin se duke qenë gazetare ngjarja u bëmë e bujshme, por në thelb për fakton që keqtrajtimi i një qytetarë, hedhin hije mbi gjithë këtë punë dhe këto sakrifica dhe mbi gjithë këto rezultate. Dhe patjetër që çdo njëri prej jush punonjësve të policisë së shtetit që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë nuk e meriton që punën e tij dhe në imazhin e uniformës që ai dhe ajo veshin të ketë të tilla stërkalal balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjellës së punonjësit të policisë. E rëndësishmë shtë të veprohet siç u veprua dhe siç është vepruar me shpejtësi dhe pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar me shpejtësi nga policia. Të theksohet për të gjithë nga ana e drejtuesve që të mbajnë parasysh se figura e policisë ska nevpjë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërim i ligjit dhe se ligji sfet e nuk bërtet e nuk shan por vepron. Ato gjeste i ulin kokën policisë së shtetit dhe për fat të keq shihen Rruzhdi Hoxhatë gjithë policët me atë sy. Në fakt kolegët dallohen për këto se koleget janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e sjelljes dhe e efektivëve”, tha Rama.