Qumështi i tyre shitet me çmim shumë të lartë
Këto pamje që shihni tregojnë një nga fermat e fshtatit Papër por kjo nuk është një fermë nga ato klasiket siç jemi mësuar të shohim zakonisht por një fermë gomaricash.
Çdo gjë filloi me një dëshirë të hershme e një të riu për të krijuar një fermë të vogël në pronat që zotëronte familja e tij. Në katër vitet e fundit, Elton Kikia filloi të mendonte seriozisht për t’u rikthyer në Papër e për të bërë një investim këtu. Edhe pse në profesion gazetar pasioni për natyrën ishte një iniciativat që e bëri të hapte këtë fermë. Ai tregon për Egnatia News se si i lindi idea për të rritur gomarica.
I pyetur nëse në të ardhmen kishte dëshirë të investonte më shumë në këtë fermë ai shprehet se planet e tiij janë ta zgjerojë pasi edhe çmimi tregëtisë së qumështit të gomaricës është shumë I mirë.
Eltoni thotë se synon ta kthejë fermën në një ambient të këndëshëm për çdokënd që do ta vizitojë.
Papëri është një fshat me natyrë të bukur dhe Ferma me gomarica, në të ardhmen mund të afrojë edhe turistë.
Qumështi i gomaricës është një ndër më të kërkuarit në treg një produkt me vlera kuruese, ushqimore dhe kozmetike.