Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe ka denoncuar një tjetër rast të shkeljes së ligjit.

Braçe ka postuar foton e shtetasit Gazmir Sulës, invalidit të grupit të parë, nga fshati Thanasaj të cili pa asnjë shpjegim qeveria i ka hequr përkrahjen ekonomike.

Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të reagojë për rastin në fjalë, ndërsa theksoi se 910 milionë dollarë në vit për mbrojtjen sociale është një fond i konsiderueshëm por varet sa efektiv është shpërndarja.

Reagimi i plotë i Erion Braçes:
Ky eshte GAZMIR SULA nga fshati Thanasaj, njesia DUSHK/LUSHNJE;
A MUND TE DI UNE PSE KETIJ NJERIU TE PAMUNDUR I HIQET PAKETA HIGJENO SANITARE?!
Eshte invalid i grupit te pare;
Shiheni vete!
I kane thene se nuk te takon?
Vertete? Po kujt i takon nese jo Gazmirit?
Tani;
Nese keshtu thote ligji, atehere ligji eshte gabim; nese keshtu thote cilido udhezim, atehere ai udhezim eshte gabim; por nese keshtu do nje mjek apo cilido zyrtar i shtetit, atehere te gjithe ata nuk duhet te jene me te tille!
JU THASHE DY DITE ME PARE;
910 MILION DOLLARE NE VIT PER SHENDETIN E MIRE SHE MBROJTJEN SOCIALE JANE SHUME LEKE;
POR ATO NUK JANE EFEKTIVE!!