Një gazetar sportiv në zonën e Gjirit të San Franciskos është arrestuar, i akuzuar se ka therur me thikë për vdekje nënën e tij, sipas raportimeve.
I dyshuari u identifikua si Nicholas Roth, 41 vjeç, i cili punonte me kohë të pjesshme për Bay Area News Group, botues i East Bay Times të qarqeve Contra Costa dhe Alameda, Mercury News of San Jose dhe gazeta të tjera.
Nëna e tij, Darlene Roth, 74 vjeçe, thirri policinë në Walnut Creek rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës për të raportuar se ishte goditur me thikë. Reaguesit e urgjencës ofruan ndihmë kur mbërritën, por ajo vdiq pasi u transportua në spital, tha policia në një deklaratë.
Të dhënat thonë se i dyshuari përdori një thikë gjatë sulmit. Deri më tani nuk dihet ende motivi për ngjarjen e rëndë.
I dyshuari u gjet në vendin e ngjarjes nga policia, u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe abuzim ndaj të nënës së tij të moshuar duke i shkaktuar vdekjen, raportoi East Bay Times.
Ai po mbahet në burgun e Kontesë Contra Costa në pritje të veprimeve të mëtejshme ligjore, thuhet në raport.