Policia e kavajas ka arrestuar një kryefamiljar pasi në shtëpinë e tij u sekuestruan 4 kilogramë e 403 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në prangat e policisë ka rënë 61-vjeçari me iniciale N.Q, banues në fshatin Veliboshtovë.

Njoftimi i plotë:
Kavajë
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Sekuestrohen 4 kilogramë e 403 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kavajë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. Q., në fshatin Veliboshtovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kg e 403 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Veliboshtovë, në Kavajë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.