Anglia e ka patur shumë të thjeshtë fitoren e sotme ndaj Shqipërisë me rezultatin e thellë 5-0.
“Tre Luanët” shënuan 5 herë në pjesën e parë duke siguruar kështu vendin e parë . Anglia ndodhet në krye të grupit në kuotën e 23 pikëve e ndjekur nga Polonia me 20 pikë.
Harry Kane ka shënuar një tripletë por goli i tretë i tij ishte një kryevepër e vërtetë.
Shqipëria tashmë ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë.
Italia nga ana tjetër ka ndarë pikët me Zvicrën.
Rezultati i pjesës së parë u mbyll 1-1. Zvicerianët shënuan të parët por u barazuan nga Di Lorenzo pa u mbyllur ende pjesa e parë.
Në minutën e 90’ Jorginho humbi një penallti duke i hequr kështu fitoren nga duart ekipit të tij.
Italia dhe Zvicëra kanë nga 15 pikë por Italia kryeson grupin duke u favorizuar nga sasia e golave në total