A e keni dëgjuar ndonjëherë Salt Bae duke folur? As ne nuk e kishim dëgjuar më parë, deri më sot.

Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokçe, postoi një video në Instagram për të gjithë ndjekësit e tij dhe i la të gjithë fansat gojëhapur pasi ata po e dëgjonin për herë të parë të fliste.

Salt Bae thotë: “Prit, prit. Dua të them diçka për Londrën. Londra është ëndrra ime e madhe. Ndonjë ditë, të nesërmen, çdo ditë. Gjithë kohën. E dua Londrën.” Personi që po mbante kamerën dhe po e regjistronte e pyeti se si po e fliste gjuhën angleze, dhe ai u përgjigj: “Anglishtja ime është pothuajse e njejtë me një britanik.”

Më pas ai e mbylli videon duke thënë: ”Shpresoj të të vizitoj së shpejti Londër.”

Sapo kjo video u postua në rrjetin social, fansat e tij filluan menjëherë të komentonin të habitur. Njëri prej tyre shkruajti: ”Hera e parë që e dëgjoj Salt Bae që flet.”, ndërkohë që një tjetër tha: “Ai flet!”.

Disa fansa të tjerë shkruan: “E pëlqeja shumë këtë njeri kur ai nuk fliste.”

Tashmë Salt Bae dha lajmërimin se ai nuk do të gjendet më në Londër pasi do të merret me hapjen e një tjetër dyqani në Riyadh, i cili do të jetë i 28 në rrjetin e dyqaneve të tij.