Në Parlament ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2022 nuk kanë munguar as debatet mes deputetëve të mazhoracës dhe atyre të opozitës. Ishte deputetja socialiste Klotilda Bushka ajo e cila, pas fjalës së Grida Dumës, kërkoi që në sallë të respektohen rregullat e etikës, sidomos nga gratë.
Deklaratat e saj sollën reagimin e kryedemokartit Lulzim Basha dhe deputeteve të tjera në sallë.
Basha akuzoi pozitën se nuk pyesin as për Kushtetutë e as për njerzillëk ndërsa shtoi se “për hallet e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë.”
“Ne kemi ardhur këtu për të bërë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Kur e merr këtë në dorë (kushtetutën), kujdes, të pakta janë faqet ku janë shkruar rregulla që i keni dhunuar me vetëdije. Ju nuk pyesini për Kushtetutë, për ligj, për njerëzillëk. Për hallin tuaj jeni gati t’ia vini flakën këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Do digjeni vetë në flakën që keni ndezur.”
Më tej fjalën e mori Grida Duma e cila replikoi me deputeten Bushka duke i thënë se gratë në mazhorancë nuk ekzistojnë politikisht.
“Dini gjë që ekzistenca është çështje ofendimi? Nuk ekzistoni politikisht. Helmin e gjej atje të zona e tij (Balla), dhe njerëzit kur shkoja thonin mos na kapi kamera se na e hoqën edhe këtë copën e vendit. Diktatori i shkurtër, i vockël i këtij vendi, këtu e gjej helmin. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Ne jemi gra dhe gratë nuk duhet të bëjnë kështu, të jesh grua në parlament është të jesh baras me një burrë. Ndryshoi mendësi.”