Shtetasit që po vuajnë dënimin në burgun e Rrogozhinës kanë paraqitur ditën e sotme një kërkesë për amisti në drejtim të ministrisë së Drejtësisë.
Në letrën drejtuar institucionit të Drejtësisë bëhet me dije se të burgosurit që kërkojnë liri kanë vuajtur më shumë se 2/4 e kohë së dënimit por nuk kanë apeluar vendimet e tyre për shkak të kaosit që po përjetojnë gjykatat si pasojë e vetingut.
Letër kërkesa e të burgosurve drejtuar Ministrisë së Drejtësisë:
Kërkesë: Duke ju u drejtuar juve si media ju bëjmë me dije që të burgosurit e burgut të Rrogozhinës kanë paraqitur disa kërkesa duke ju drejtuar ministrisë së Drejtësisë. Ju lutem na i publikoni kërkoni tonë. “Ora News”, “Fax News”. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Drejtuar ministrisë së Drejtësisë.
Shpresojmë të na mirëkuptoni në kërkesën tonë, duke gjetur hapësirë në ligjet e Kushtetutës dhe duke ju përshkruar aktualitetin në burgjet e Shqipërisë. Ju jemi drejtuar juve për humanizëm. Shteti ynë është në luftë me korrupsionin, me kovid-19. Gjykatat janë në kaos prej 8 vitesh, gjykata e lartë është jashtë funksionit, dosjet janë shtuar, ne po na mbaron burgu me vendimet e apeleve. Na është hequr me pa të drejtë rishikimi i vendimit në këto gjykata. Nuk ja vlen pritja për kërkesa drejtuar gjykatave sepse kur dalin datat na mbaruar dënimi.
Pjesa më e madhe e të dënuarve kanë bërë më shumë se 2/4 e dënimit, gjë qe na jep mundësinë neve t’ju drejtohemi ju për një amisti ose fale të dënimit, njësoj sikur po fitojmë në Gjykatë, kushtin apo shërbimin e provës. Duke ju referuar 1 viti e gjysmë pa takime, humbje të familjarëve nga Covid-19 apo nga sëmundje të tjera, mos prezenca në morte për një vit e gjysmë, rregullore e ashpër, ndërhyrje e lejeve, kufizimi i takimeve të gjata kur është e drejta jonë të bëhemi prindër dhe të krijojmë familje. Ngushtimi në rregullore për shtrime në spitalin e burgut, shtetërore ose privat dhe kjo është realiteti i dhimbsur për fatin tonë të keq. Ju drejtohemi juve si ministri e drejtësisë të mendoni me humanizëm për të dënuarit duke na ndihmuar me amisti ose falje si bashkëatdhetarë.
Letër kërkesa:
Emrat që kanë firmosur: