Zona e Teqes e tejmbushur nga plehrat
Në qendrën shëndetsore nr 4 në lagjen “5 Maji” në zonën e njohur si lagja “Teqe” situata me pastrimin e mbetjeve është kthyer në një problem madhor për të gjithë. Fare pranë kësaj qendre shëndetësore grumbuj me mbeturina kanë mbushur jo vetëm kontinieret por dhe hapsirën e sheshit perreth.
Shqetësuas është fakti se edhe pse këto mbetje pastrohen shpesh për një periudhe të shkurtër kohore sërish ndotet ambienti . Banorët e lagjes por më së shumti ata të cilet vijnë në qendrën shëndetësore shprehen se janë qytetarët ata të cilët tregohen të papërgjegjshëm dhe hedhin mbetjet jashtë kontenierëve.
Edhe për punonjësit e qendrës shëndetsore është jo e hijshmë që një institucion shëndetësor të jetë i rrethuar nga mbetjet. Edhe pse nuk prononcohen përpara kamerave ata I bëjnë thirrje qytetarëve të lagjes që të tregohen më të përgjegjshëm./Egnatia news