“Nëse tregoj ato që di, mund të shkatërroj shumë gjëra!”, ishte deklarata e Semit kundrejt Fifit, që shkaktoi debate mes dy vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP ”.

Fifi e pyetur nëse është ndjerë e kërcënuar tha se Semi di vetëm diçka personale nga jeta e saj, por nuk mendon se ajo gjë mund t’i rrezikojë lojën apo jetën. Pas kritikave që mori nga opinionistët mbrëmë, Semi vendosi të flasë me Beniadën.

Këngëtarja tha se nuk e mbante mend që ka përdorur fjalën “shkatërroj”, pasi ajo nuk është pjesë e fjalorit të saj.

Pjesë nga biseda:

Beniada: Ti mund të japësh akoma shumë, por akoma s’e ke gjetur atë çelësin.

Semi: Pas asaj që më duhej shpërthimi mendor. Ore ça kisha thënë aty, seriozisht?

Beniada: Ku mi?

Semi: Te ajo videoja, te vaska. Ashtu kisha thënë? Që mund ta shkatërroj? Kam përdor unë fjalën ‘shkatërroj’? Ua, ua, ua sa e çmendur!

Beniada: Po unë nuk të pyeta. Nuk të pyeta si, qysh, tek. Nuk e dija për çfarë po flisje. Mendova se është diçka personale dhe nuk të pyeta.

Semi: Nuk do kisha thënë gjë, se s’ka lidhje ajo. Ua sa e rëndë!

Fifi dhe Semi njihen nga jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por gjatë qëndrimit brenda kanë pasur disa herë keqkuptime me njëra-tjetrën.

Megjithatë, të dyja janë munduar që t’i zgjidhin problemet, për të ruajtur raportin shoqëror.