Salla premton investime për zhvillimin
Këtë fundjavë qyteti i Cërrikut ka festuar 69 vjetorin e krijimit të tij dhe në këtë ditë të shënuar në sallën e kinoteatrit janë mbledhur në një aktivitet festiv përfaqësues të gjitha gjeneratave .Pas shfaqjes së një dokumentari kushtuar historikut të jetës së zhvillimit të këtij qyteti ,artistë të gjitha moshave kanë interpretuar këngë kushtuar Cerrikut si dhe janë recituar krijime të autorëve të mirënjohur duke e bërë edhe me te bukur atmosferën e kësaj feste .
Në 69-vjetorin e shpalljes së Cerrikut qytet , Bashkia organizoi disa aktivitete për të përkujtuar momentet më me rëndësi të historise se tij dhe nderoi disa nga ata që me punën e tyre të përditshme kanë bërë që Cerriku të jetë më e mirë nga viti ne vit . Kreu i Bashkisë se Cerrikut z.Andis Salla në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në punët e qytetit në këto vitete e fundit, vlerësoi ne kete dite te shenuar me titullin ” Mirenjohja e Qytetit” me dhjetra bij e bija te nderuar te qytetit te Cerrikut .
Ai nderkaq premtoi se Bashkia e Cerrikut e ndodhur ne qender te Shqiperise do te njohe zhvillim edhe me te madh ne te ardhmen ne te gjithe sektoret pasi ka resuse te shumta natyrore por edhe njerezore .