Banorët e Laprakës janë përplasur fizikisht me policinë gjatë mbrëmjes së sotme, pasi efektivët janë përpjekur t’i ndalojnë në marshimin që po kryenin në formë proteste kundër shembjes së banesave të tyre. Prej muajsh tashmë banorët e Laprakës protestojnë dhe kërkojnë që shteti t’i dëmshpërblejë me vlerën 100% të shtëpisë.

Projekti që parashikon prishjen e shtëpive të banorëve, i hap rrugë ndërtimit të Unazës së Re të Tiranës. Banorët kanë bërë thirrje që policia të mos i pengojë gjatë marshimit të tyre pasi kishin njoftuar edhe drejtorinë e Përgjithshme se do të mbanin protesta sipas ligjit.

Banorët:

Gjysmën e këtyre policëve i kam shokë, çfarë të bëj unë tani t’I gjuaj policit se do ngelem pa shtëpi? Edhe këta kanë halle si unë.Ti që je aty mbrapa mbaje mend fytyrën time, sepse më bëre presion për të më çuar në komisariat. Kërkoje emrin tim dhe shiko që unë zotëri po mbroj shtëpinë time. Nëse lajmërohet drejtoria e policisë ne kemi të drejtë të protestojmë , ju na vini këtu
Ku keni qenë dje ju bukuroshat me yje që nuk keni ardhur në protest?

Kemi dy muaj që nuk flejmë gjumë. Ju rrini e zbukuroni pemën e vitit të ri. Kryeministri zbukuron me 5 mijë euro pemën e vitit të ri, ne kemi fëmijët pa gjumë. Ti më çon mua në komisariat nëse thej ligjet. Nuk kemi frikë të kacafytemi me ju.