Ceremonia zhvillohet pa praninë e qytetarëve
Edhe në qytetin e Elbasanit gjatë paradites është festuar Festa e Flamurit. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm drejtues vendor dhe deputet.
Fjalimi i rastit pranë bustit të patriotit Aqif Pashë Elbasani u mbajt nga prefektja Majlinda Perriu, e cila i thuri lavde luftës dhe përpjekjeve që sollën shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit si simbolikë e mëvetësisë.
Majlinda Perriu Prefekte e Qarkut Elbasan
Edhe në këtë aktivitet e djathta nuk ishte e pranishme për te përkujtuar ditën e flamurit.