Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se ka arrestuar tre persona për shkak se në rrjetin social Tik Tok” kanë publikuar dy video për gjoja një sulmi të mundshëm terrorist në një Qendër Tregtare në Shkup më datë 28.11.2021 në orën 19:00.
“Pas informacioneve të siguruara menjëherë janë ndërmarr veprime nga ana e MPB- Byroja për Siguri Publike- Reparti kër shkatërim të krimit të organizuar/ Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizëm, SPB Shkup. Janë ndërmarr masat e nevojshme, ndërsa janë gjetur edhe personat- krijuesit e mundshëm të videove të rrejshme. Është njoftuar Prokurori Publik, me urdhrin e të cilit janë bërë bastisje tek N.S në fshatin Studeniçan dhe U.I në Shkup. Janë arrestuar N.S, U.I si dhe djali i A.I në Shkup. Gjatë bastisje në lokacionin e dytë janë gjetur aparatet digjitale nëpërmjet të cilave janë publikuar videot e rrejshme. Në bisedën zyrtare, A.I ka thënë se ai i ka përpunuar videot e rrejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.