Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë demokratët “e pakënaqur” në Kuvendin e 18 dhjetorit e cila sipas tij është legjitime bazuar në rregullat e statutit.
“Qytetarët që nuk e kanë kuptuar, PD vepron në bazë bën rregullave që funksionon disa rregulla, s’ka kuvende paralele, në PD nuk ka dy vendime. Nuk ka rëndësi cfarë ndodh në 11 por ne kemi Kuvend më 18 dhjetor. Firmat janë mbyllur në kasafortë, krytesia vendosi sipas statuitutit më 18 dhjetor.
Demokratët në 11 dhjetor do ta konsiderosh? Vij nga takime me dhjetëra demokratë, unë e dëgjoj cdo demokrat jam i hapur të dëgjoj të gjithë. Vullneti politik i demokratëve kanalizohet përmes statutit, duhet të marrë formë përmes shprehjes së votës së tyre, kjo do të ndodhë edhe më 18 dhjetor.
Shpallja e Kuvendit nuk është kompetencë e të gjithve. Unë jam përpjekur gjatë viteve të vendos një standard që besojnë shumica e shiqptarëve. Nuk është hera e parë që ka ndodhur dicka e tillë në PD apo në ndonjë parti tjetër politike. Unë po vendos një standard se si duhet të sillet një politikan që do të udhëheqë vendin drejt europës.
Demokratët që janë të pakënaqur dhe që kërkojnë ndryshimin përballë një regjimi. Në funksion të kësaj ne jemi të hapur të gjithë institucionet e partisë dhe i kemi ftuar që të bëhen pjesë e rendit të ditës. Vullneti i cdo demokrati duhet të dëgjohet përmes rregullave që kemi brenda PD.
Kuvendi më 18 dhjetor është i hapur për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, rendi i ditës përcaktohet në përpikmëri me statutin , nuk mund të ndryshosh me fjalë direk. Kultura e tranzicionit duhet të marrë fund që nuk toleron mendimin ndryshe. Kultura e bullizimit kjo është pjesa më e erët e kësaj periudhe”, tha Basha.