Ameca është një robot i dizenjuar nga kompania britanike Engineered Arts, të cilët publikojnë rregullisht përmbajtje me robotë në rrjetet sociale, mirëpo kjo video ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit pasi u postua në kanalin në YouTube dhe grumbulloi 680,000 views që nga data 1 dhjetor.
Në këtë klip Ameca mund të shikohet ndërkohë që qëndron me sytë mbyllur para se ajo të rrotullojë shpatullën dhe të zgjohet, duke hapur sytë dhe studiuar dhomën. Më pas roboti shikon duart e tij dhe në fund të klipit shikon drejt tek kamera.
Në website-n e Engineered Arts tregohet se “Ameca përmban software që mund të përshkruhet si ‘AI’, por që qëllimi kryesor i saj është të jetë një platformë për zhvillimin e AI.”
Kjo video nuk u bë virale vetëm në YouTube, por edhe në rrjetet e tjera sociale si Twitter. Me sa duket të gjithë personat që e panë këtë video kishin të njejtin reagim, dhe në Twitter video është shikuar 20 milionë herë dhe ka marrë mbi 285,000 likes.
Shumica e personave që e bënë retweet këtë video ishin tepër të shqetësuar nga ekzistenca e këtij roboti.