Një pallat shtatëkatësh është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sanary-Sur-Mer të Francës.
Godina është shembur plotësisht si pasojë e një shpërthimi pas problemit me gazin ndërsa deri tani raportohet për një viktimë, 3 të plagosur dhe 5 persona të zhdukur që dyshohet se janë në gërmadhat e objektit.
Banorët e zonës dëshmojnë se zhurma u dëgjua për kilometra të tëra përreth. Fatmirësisht, një grua dhe foshnja e saj u nxorën të gjallë. Ekipet e zjarrfikëses po vazhdojnë kërkimet për personat që dyshohet se janë ende të bllokuar në rrënoja.