Deklaratat e Albin Kurtit se do të ishte pro një bashkimi me Shqipërinë, në rast të një Referendumi, duket se kanë nxitur reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit ka njoftuar dje se do t’u dërgojë një letër të gjithë krerëve të shteteve duke i pyetur nëse i kanë dëgjuar këto deklarata. Dhe nëse po, cili është reagimi i tyre dhe pse askush nuk po reagon kundër shqiptarëve.
“Letra ime do të përmbajë një pyetje të thjeshtë: A do të thotë kjo që ju do të heshtni dhe nuk do të reagoni nëse dikush nga këtu flet për bashkim me dikë tjetër? Unë pyes, atëherë, me çfarë parimi do t’u lejohet shqiptarëve ta bëjnë këtë dhe a është e ndaluar për serbët?
Unë do të kërkoj një shpjegim dhe do të pyes: çfarë do të thoshit nëse dikush nga Serbia do ta thoshte këtë? Apo mund të bëjnë gjithçka? Do të guxoja të pyesja se si do të reagonin nëse deklarata të tilla të papërgjegjshme do të vinin nga Beogradi?
Çfarë do të thotë se ke të drejtën e papërgjegjshmërisë nëse je shqiptar, nëse i përket disa kombeve të tjera dhe se nuk ke të njëjtat standarde nëse je serb? “Kjo është gjithçka që duam të dëgjojmë,” tha Vuçiç.
Deklarata e bërë nga Kurti:
“Në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që bashkimi ynë të provokonte një luftë për ta bërë këtë apo të provokonte konflikte antidemokratike të çfarëdo lloji. Në këtë drejtim, dua të theksoj faktin se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte menduar kurrë si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë.
Kështu, të gjithë shqiptarët që do ta donin këtë bashkim, nuk janë kurrë kundër askujt dhe nuk kanë ndërmend të na rrisin, por të kontribuojnë në prosperitet dhe liri, pra si shprehje lirie, jo si shprehje agresioni. “Si kryeministër, në këtë mandat, siç e theksuat, kam fituar ‘biletën’ për në punë dhe drejtësi dhe këto janë prioritetet e mia të para dhe kryesore”.