Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar ndarjen nga jeta të aktivistit të Vetëvendosjes, Nebi Qeliku.
Pas një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hyseni u ka shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të tij.
“Me keqardhje u lajmërova sot për ndarjen nga jeta të aktivistit Nebi Qeliku. Në emër dhe të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e më të thella miqve dhe familjarëve të tij. Në Lëvizje ne bëhemi një familje, andaj dhe ngjarje të tilla na trishtojnë, kur rikujtojmë momentet që i kemi kaluar bashkarisht dhe mundësinë për ta njohur njëri-tjetrin mbi të gjitha në nivel human”, thuhet në postimin e tij.