Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar sapo ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Jashtme ku do të takohet me ministren, Olta Xhaçkën.
Zyrtari i lartë amerikan ka vizituar Shqipërinë 2 ditë para Kuvendit të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga DASH.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme Escobar i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për gati 1 orë zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Kryefjala e diskutimeve është lufta kundër politikanëve të korruptuar.
Në bazë të axhendës së publikuar nga ambasada amerikane pritet që në orën 17:00, Escobari të takohet me kryeministrin Edi Rama.