Dalin detaje nga ajo çfarë Gabriel Escobar ka diskutuar në takimin me Lulzim Bashën.

Vizita e Escobar ndodhi pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në takimin me Kryedemokratin Basha, çështja që lidhen me antikorrupsionin kanë qenë primare.

Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha, shkruan top channel.

Ai ka theksuar se doja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Sosor. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme.

“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të anancojë më tej agjendat e veta” ka theksuar Escobar. Ai ka theksuar se DASH do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”.

E ka vënë theksin në rëndësinë që u jep DASH udhëheqësve të rinj në Ballkan dhe për këtë ka sjellë shembullin e Albin Kurtit që ia arriti të mund estabilishmentin e vjetër në Kosovë.
Esobar do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, në këtë vizitë të parë që ai zhvillon në Shqipëri.