Djemtë e biznesmenit Rakip Roli i ekzekutuar sot në Laç, janë emra të njohur për drejtësinë. Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli  të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak.

Rakip Roli, i njohur ndryshe dhe me identitetin Pilot Rroli, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sanxhakut në Laç.

55 vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në makinë. Pasi është qëlluar makina ka lëvizur disa metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër, e më pas përfundoi në kanal.

Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Raportohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar. Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese. be.k/abcnews.al