Në një kohë që stadiumi Air Albania po mbushet plot me demokratë në pritje të nisjes së Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së, ku ka deklaruar se kjo forcë politike është e përçarë në ditëlindjen e saj.

“Ditëlindje e thyer e demokratëve, nuk lejoj askënd ta përçajë”, u shpreh shkurtimisht Basha, teksa po hynte në selinë blu.

Basha tha më tej se PD do të dalë më e fortë nga ky proces, ndërsa në duar mbante telefonin, për tiu shmangur pyetjeve të mëtejshme të gazetarëve.

Ndërkohë që në anën tjetër ka nisur Kuvendi i thirrur nga Berisha, ku vihet re një pjesëmarrje e lartë e delegatëve dhe mbështetësve të PD-së.