Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh i hapur për të gjithë ata që nuk i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar, ndërsa i bëri thirrje që të mos shkojnë pas kreut të PD Lulzim Basha, i cili sipas Berishës se konsideron partinë si pronë të tij.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në qeverisjen e ardhshme të PD do të rivendoset e drejta e votës për emigrantët dhe diasporën.
“Qëndrim armiqësor mban narkoshteti ndaj emigracionit dhe diasporës tonë, e cila në të gjitha aktet e mëdha të historisë ka luajt rol parësor dhe në këto 30 vite ka qenë aksioneri më madh në ndërtimin e Shqipërisë. Më lejoni t’i përshëndes përfaqësuesit e tyre që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe SHBA. I garantoj se Shqipëria me qeverisjen e ardhshme të PD do të rivendosë të drejtën e votës si të gjitha vendet e tjera të qytetëruar. Shqipëria nuk do të vendet vendi i dytë, por vendi i parë më i dashur për ata. Do bëjmë gjithçka për një kuadër ligjor që mundin djersën t’i sjellim në Shqipëri. Ne jemi para detyrave të mëdha që kërkojnë rikthimin e lirisë në familjen tonë, rikthimin e PD në shtëpinë e lirisë. Sot ne u mblodhëm këtu delegatët , shpreh falënderimin tim më të madh. I garantoj se mbetemi të hapur dhe se kontributi i dyte do të mbetet i çmuar, le të bashkohemi dhe të mos shkojmë pas atij që e konsiderojnë partinë që e konsideron si pronë personale dhe të mos shkojnë pas njeriut që nuk ka një normë , të mos shkojnë pas drejtuesit që shkon nga humbja në humbje. Demokratët meritojnë fitore ,të ardhmen. Rroftë PD e rithemeluar, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.
(BalkanWeb)