Niveli i Vjosës ditën e sotme, e hënë 13 dhjetor, ka shkuar në 6.5 metra, duke u ulur me dy metra nga dita e djeshme ku e kaloi nivelin e 8.3 metrave.
Reshjet e shiut këtë të hënë kanë pushuar teksa prurjet nga Memaliaj, Përmet dhe Hekali janë duke u ulur edhe ditën e sotme.
Nuk ka rrezik më për daljen nga shtrati por banesat janë ende nën ujë si dhe tokat bujqësore vazhdojnë ende të përmbytura.