Pasagjerët në një aeroplan në Itali janë alarmuar, pasi një pacient, i konfirmuar me COVID-19 ndodhej brenda saj.
Ai ishte zbuluar nga autoritetet shëndetësore që kryenin tamponët e shpejtë para nisjes për në Bruksel. Duke u ndeshur me refuzimin e burrit për të zbritur, mjekët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve.
Burri kishte përdorur një leje të gjelbër, të marrë më herët për të hipur në mjetin fluturues, ai ishte i pa vaksinuar.
Bashkë me të ishte dhe i vëllai, por ky i fundit rezultoi negativ dhe i kishte realizuar të dyja dozat e vaksinës. Sipas autoriteteve burri është izoluar në shtëpi dhe ka marrë një gjobë të majmë për veprimin e bërë.
(BalkanWeb)