Can Yaman dhe Diletta Leotta kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi konfirmuan lidhjen e tyre. Pas thashethemeve, aktori turk me origjinë shqiptare konfirmoi romancën me show girl-in italiane përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante: “Çifti i rrezikshëm”.
Pak ditë më parë, qarkulloi në rrjet një fotografi e një aeroplani në të cilën shkruhej “Diletta, a dëshiron të martohesh me mua? Të dua Can.” Më pas, aktorit u fotografua me nënën e partneres së tij, Ofelia Castorina, në një dyqan argjendi në Romë dhe më pas duke kërkuar një apartament në kryeqytetin italian.
Nëse lajmi është i vërtetë, propozimi për martesë vjen vetëm një muaj pasi lidhja e tyre u bë publike. Mirëpo, së fundmi kanë nisur të qarkullojnë thashethemet se lidhja e tyre nuk është reale, por vetëm për biznes. Sipas Solo Donna, gazetari Alberto Dandolo është pothuajse i sigurt se lidhja e tyre është një “marrëdhënie biznesi”, duke thënë se në të vërtetë fshehin interesat profesionale të të dyve.
Të tjerë i lidhin këto dyshime me fotot që Diletta dhe Can ka publikuar në rrjete sociale. Sipas tyre, nuk mund të mos vihet re se pas fotove të postuara fshihet një ekip profesional, siç mund të shihet në foton me poligon, me kuajtë apo në det. Me pak fjalë, imazhet janë të përsosura dhe nuk duken si të shkrepura spontanisht. /abcnews.al