Ka dhënë dorëheqjen një prej drejtorëve më jetëgjatë në radhët e socialistëve, Bledar Doracaj. Ai largohet pas afro 8 viteve nga drejtoria e gjendjes civile, ndërkohë që ka dhënë dhe një mesazh për vartësit e tij.
Në postim Doracaj falenderon kryeministrin Edi Rama për besimin, ndërsa thotë se ndihet krenar që në drejtimin e tij janë bërë listat zgjedhore më të mira që vendi ka pasur ndonjëherë.
Postimi i Doracajt:
Kolege, ne rradhe te pare uroj te jeni mire me shendet!
Me lejoni te ndaj me Ju, vendimin tim qe pas 7,5 vitesh ne DPGJC te largohem nga kjo detyre me ballin lart dhe plot arritje, te cilat jua dedikoj secilit nga Ju!
Duke Ju uruar shendet familjarisht dhe suksese ne punen Tuaj, flm nga zemra Edi Rames edhe Min Cuci qe besuan kete detyre te une deri sot! Ne 30 vite, sebashku ja dolem te bejme listat me te mira, te certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR! Bledi!