Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.
Çaji i sherebelës është shumë i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm që luftojnë inflamacionin por edhe mbrojnë të gjithë organizmin nga radikalet e lira.
Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.
Çaji i Sherebelës Për Uljen e Nivelit të Sheqerit në Gjak
Ky çaj renditet mes tre çajrave më të mirë që mund të pihen nga diabetikët.
Substancat e tij aktive kanë tendencën të ulin dhe të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
Studimet thonë se këto substanca kryejnë të njëjtin funksion si barna të caktuara që u jepen diabetikëve.
Si Të Përgatisni Çajin e Sherebelës?
Përgatitja e këtij çaji është shumë e lehtë.
Mjafton të zieni një filxhan ujë dhe të hidhni një lugë gjelle me gjethe sherebele.
Gjethet mund t’i mbani në ujin e nxehtë në varësi të llojit të çajit që dëshironi, pra me aromë të fortë apo të butë.
Sipas dëshirës në çajnik mund të hidhni lëngun e një limoni dhe lëkurën e tij. Pasi të kenë zier për disa minuta mund ta hiqni nga zjarri.
Kullojeni çajin dhe më pasurojeni atë me sheqer ose mjaltë.
Ky çaj mund të serviret i nxehtë ose edhe i ftohtë në akull.
Efektet Anësore Të Çajit të Sherebelës
Sherebela përmban një substancë e njohur si thujone e cila është përgjegjëse për aromën karakteristike.
Në doza normale, thujona nuk përbën rrezik, ama në doza të larta ajo mund të jetë toksike.
Pirja ekstreme e filxhanëve me çaj sherebele në ditë dhe konsumi i këtyre gjetheve në forma të tjera për një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat.
Toksiciteti ndodh nëse njeriu konsumon më shumë se 3-7 gramë thujonë në ditë.
Nga ana tjetër, një litër me çaj sherebele përmban vetëm 4-11 miligramë thujonë, ndaj rreziku për një gjë të tillë është pothuajse inexistent./AgroWeb.org