Ndërkohë që pritet mbërritja e ish kryeministrit Sali Berisha në selinë e PD për të shpallur rezultatin e referendumit të sotëm, jashtë selisë blu ka persona të shumtë që po e presin. Ndër to edhe ish truproja e tij, Sali Lusha.
Ky i fundit ishte i pranishëm edhe herën e fundit kur Berisha vendosi të shfaqej në selinë e PD në të njëjtën ditë ku pati edhe incidente dhe denoncime se kishin qenë prezentë njerëz me armë.
Nuk dihet nëse mund të ketë rrezik për përplasje pasi në të njëjtën kohë brenda selisë ndodhet edhe kreu i PD Lulzim Basha i cili po zhvillon një mbledhje me kryesinë.