Melihate Termkolli, intelektuale nga Kosova:
Të nderuar, pjesëmarrës të kësaj proteste madhështore në kundërshtim të një plani djallëzor, dhe thikës së shpinës. Sot ne këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me të gjithë fuqinë tonë. Fuqia e popullit është fuqi e madhe. Do e kundërshtojmë në pafundësi këtë pakt për atë që do të thotë një Jugosllavi e Re apo atë që e quajnë serbët “Bota Serbe”. Kjo është përpjekja e fundit nga Vuçiç. Kjo nuk do ndodhë sepse është kalajaKosovë dhe janë shqiptarët këtu që vijnë ngado që janë.
A e dini ju se Vuçiçi është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Milloshevicit Nuk e kundërshton përse bëri genocidin ndaj shqiptarëve por e kritikon përse nuk e mbaroi deri në fund punën. Plot sorosianë kam dëgjuar këtu të thonë se nëse Serbia e njeh Kosovën do e pranojnë Ballkanin e Hapur. Jo nuk do e pranojmë kurrë.
Rama bën mirë ta shpallë nul këtë projekt sepse ne nuk e durojmë këtë pakt. Ne shqiptarët kemi vetëm një lidhje dhe një pakt, me SHBA dhe Europën, me perëndimorët.
Shqipëria ka vetëm 2 udhëheqës historikë, Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën.