Kryeministri Edi Rama ka debatuar në Facebook me disa komentues të cilët i thanë se kur u dogj flamuri shqiptar gjatë vizitës së tij në Beigrad, Tirana zyrtare nuk reagoi.
Mirëpo, Kryeministri i tha komentuesve që personi i cili dogji flamurin shqiptar u burgos. Ai rikujtoi se në Serbi ka thënë në gjuhën shqipe që Serbia duhet të njohë Kosovën.
Rama shton se në atë kohë është bërë hero nga populli për deklaratat e bëra dhe tani quhet tradhëtar, por asnjëra sipas tij nuk është e vërtetë.
Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar, thekson Rama.
Komentet
Ilirjana Gashi: Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare.
Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.
Kjo eshte kulmi.
Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.
Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA .
Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise ?
Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise .
Rama: Ilirjana Gashi e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare
Rama: Bruno Bruno jo nuk eshte prone private pikerisht, prandaj kur thua e “jona” fol per vete, se populli shqiptar ma ka dhene mua mandatin per te folur ne emer te tij dhe Ballkani i Hapur po ndodh e do te behet hap pas hapi, per te miren e te gjithe femijeve te ketij rajoni, po per mua ne radhe te pare per te gjithe shqiptaret, keshtu qe mbaje edhe ti mend cfare po te shkruaj ketu e koha do te tregoje te verteten si gjithnje