Berisha:

Anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe e vendosur që vendimi i marrë prej saj të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm, që ti kundërvihet vendimit të Referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit, në një forcë politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim.

Komisioni i përkohshëm do të bëjë detyrën e tij, edhe njëherë ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten deputet të kësja force politike, dhe jo deputet të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet që e ndjen veten njeri të lirë, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit të dëgës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie politike ndajk atyre që kanë derdhur lumenj djerse të këtij apo asaj deputeteje.