Tesla ka arritur të impresionojë përdoruesit e makinave me inovacionet e shumëta dhe shërbimet mjaft të avancuar që ofron në produktet e saja. Mirëpo ndonjëherë, e gjithë kjo teknologji e avancuar bën që riparimi të jetë gjithnjë e më i vështirë (dhe shumë më i kushtueshëm).
I tillë ishte rasti i një klienti të Tesla nga Finlanda. Toumas Katainen arriti të tërheqë vëmendjen e mijëra ndjekësve në të gjithë botën përmes videos ku shpërthen makinën e tij Tesla pasi mori vesh se riparimet e saja kushtonin $22.480.
Toumas tregoi se atij i ishin shfaqur disa error code dhe u detyrua ta dërgonte makinën me rimorkio në një qendër servisi të makinave Tesla. Mirëpo pas një muaji ai u njoftua se riparimet nuk mund të kryeshin pa ndërruar tërësisht baterinë (gjë që e çoi çmimin e riparimit në mbi $22.000). Për më tepër, garancia mbi baterinë e tij kishte përfunduar pasi i kishte kaluar 8 vitet.
Ky ishte pikërisht momenti kur Toumas vendosi ta hidhte në erë këtë makinë.
“Kur unë e bleva këtë Tesla, 1,500 km e para ishin shumë të mira. Më pas filluan error codes, prandaj unë e dërgova me një rimorkio makinën në qendrën e servisit. Makina qëndroi në këtë servis për më tepër se një muaj, dhe më pas unë u lajmërova se ato nuk mund të bënin asgjë për makinën time pa ndërruar baterinë.” u shpreh Katainen.