Ish kryeminsitri, Sali Berisha: Në këtë historinë e Portit të Durrësit dy janë peshkaqenë më të rrezikshëm që i janë vërsulur. Sic del dhe do dalë gjithnjë e më shumë në dritë, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Aktualisht sot të dy të lidhur me nallbatin e tyre kontrollojnë cdo aktivitet criminal. Lidhje të forta tek nallbati i bashkon këta dy persona. Nallbati është Neritani, bosi i Xibrakës, atij i është besuar porti. I cili është anëtar i klanit Rama por edhe krushqi i Bravës.
Gazetarja: Juela Meçani: Kur e tha deputetja Grida Duma nuk e morët shumë seriozisht
Berisha: Aty kanë vendosur besnikun e përbashkët, nallbatin. Ky është një lajm shumë i keq jo për Shqipërinë por për Italinë dhe mbarë Europën. Kur doli si menaxher i firmës dhe dha dorëheqjen unë mendova se ai nuk e dinte, mirëpo hulumtimet e mëvonshme tregojnë se kjo aferë i ka fillimet tek udhëtimet që bënte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në atë aferë është e sigurtë që edhe nënkontraktorët kanë filluar të ndahen edhe persona për kocka që u jep Lul Basha.
I thoja vazhdimisht ngreje këtë çështjen e “Amar” plus që kjo kompani ishte me problem dhe vende të tjera. Por nga ana tjetër të marrësh një vendim për t’i hequr portin Durrësit që është historia e atij qyteti do të thotë të jesh i verbuar nga lakmia e parasë dhe kjo cështje unë e kam deklaruar se do ketë komision parlamentar ku në hetim do vihen të gjithë aktorët e përfshirë. Kjo do ndodhë në muajt në vijim. Mos mendoni ju se Rama e len këtë violin të parë, jo, në këtë mes megahajduti i madh është Rama. Për incerenatorët janë bërë me qindra denoncime që në 2015.