Sipas ekspertëve të mjekësisë, koliti ulçeroz vjen si rezultati i gjenetikës, mjedisit dhe ndoshta edhe si një përgjigje imune tepër aktive në traktin gastrointestinal.

Edhe pse nuk ekziston ende një kurë për kolitin ulçeroz, regjimi i duhur ushqimor mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e simptomave të tilla si diarreja e shoqëruar me gjak, ngërçet, dhimbjet e barkut, lodhja dhe ethet.

AgroWeb.org ju liston disa nga ushqimet më të mira për të lehtësuar këtë problem shëndetësor, bazuar në rekomadimet e ekspertëve më të mirë botërorë të ushqimit. Por gjithashtu ju njeh edhe me disa nga ushqimet që mund të shfaqin ose përkeqësojnë kolitin ulçeroz.

Tërshëra

Për më shumë energji ju duhen më shumë karbohidrate, kështu që provoni tërshërën, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e simptomava të kësaj sëmundjeje.

Frutat

Bananet, pjepri, boronica, luleshtrydhet, portokalli dhe rrushi sigurojnë vitamina dhe antioksidantë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=133&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ndryshe nga frutat me më shumë fruktozë, këto lloje frutash nuk ju bëjnë të ndiheni të fryrë ose t’ju shtojnë gazrat.

Perimet shumëngjyrëshe

Konsumimi i perimeve shumëngjyrëshe do t’ju ndihmojë që të merrni një larmi vitaminash dhe mineralesh.

Gjoks pule pa lëkurë

Ndërsa përpiqeni të shmangni yndyrnat e ngopura, proteinat tek gjoksi i pulës janë një element shumë i vlefshëm për organizmin tuaj.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Tofu dhe vezët janë mundësi të tjera ushqyese për të marrë proteinat e duhura.

Salmon

Disa studime ku AgroWeb.org mbështetet, në të cilin pjesëmarrësit konsumuan salmon, u vu re se inflamacioni u reduktua tek njerëzit me raste të lehta të kolitit ulçeroz.

Vaj ulliri dhe ullinjtë

Ullinjë dhe vaji i ullirit, përmbajnë substanca të quajtura biofenole, të cilat janë burim i bollshëm antioksidantësh dhe shërbejnë si anti-inflamatorë.

Turmeriku

Kurkumina është një tjetër anti-inflamator që përdoret për të gjitha llojet e sëmundjeve, përfshirë kolitin ulçeroz.

Ju mund ta shtoni atë fare lehtë në perimet e gatuara, vezët e skuqura, çajra dhe shumë më tepër.

Kosi

Një studim i vitit 2006, zbuloi se kultura aktive Lactobacillus GG, e gjetur në kos, mund të ndihmojë në ribalancimin mikrobiomës në zorrë.

Kjo lejon që bakteret e mira të zorrëve të veprojnë duke mos ju dhënë efekte anësore të padëshiruara.

Ushqimet probiotike

Ju mund të provoni ushqimet probiotike të tilla si preshi, rrënjët e luleradhiqes dhe qepët.

Këto ushqime, ushqejnë bakteret e mira në zorrë, duke ruajtur ekuilibrin e mikrobiomës së zorrëve.

Përveç tyre ekzistojnë gjithashtu edhe ushqime që mund ta nxisin ose përkeqsojnë atë, të tilla si :

  • Mishi i kuq
  • Ushqimet pikante
  • Sheqernat e përpunuara
  • Kafja
  • Bulmeti
  • Gjalpi, majoneza dhe margarina
  • Perimet me shumë squfur si brokoli dhe lulelakra
  • Disa fruta si mollët, dardha dhe pjeshkët.
  • Alkooli/AgroWeb.org