Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e dosjes 339/1 duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura.

Kështu në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:

1. Deklarimin fajtor te pandehurit Gentian Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim. Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim

2. Deklarimin fajtor te pandehurit Fation Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur:

4. Deklarimin e pafajshem te pandehurit Samuel Noka per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai

I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për tu përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 I pafajësisë.