Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme në një konferencë për mediat ka bërë një ‘gjyq publik’ për gjyqtaren e Tiranës Klorinda Çela e cila është shkarkuar në datën 27 tetor të këtij viti nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të shkeljeve pasurore të saj.
Manja ka paralajmëruar një kallëzim në SPAK për gjyqtaren pasi sipas tij kjo e fundit kishte marrë vendime duke u ndikuar nga interesa jo profesionale vetëm disa ditë para se të shkarkohej nga posti i saj.
Ndërkohë gjyqtarja ka të dejtë që vendimin për shkarkimin e saj ta ankimojë në Komisionin e Pavarur të Ankimimit.
Manja: Kallëzim në SPAK për gjyqtaren nga Tiranë, Klorinda Çela. Palët e përfshira në çështjen që ajo gjykonte papritur u ndodhën para një vendimarrje të gjykatës pa praninë e tyre. Kjo ka ndodhur kur gjykatësja në fjalë kishte njoftuar se do paraqitej në KPT I cili vendosi ta shkarkojë nga detyrë. Gjyqtarja njoftohet se do të zhvillohet séance pranë KPK, me të marrë këtë njoftim gjykatësja K.Ç një ditë para se të paraqitej në seancë ka vendoisur të marrë një vendim padie pa prani të palëve. Veprimet e saj të kryera disa ditë para se të shkarkohej tregojnë se kjo është një mënyrë veprimi “kap ça të kapësh”.